Instituti për Zhvillim të qëndrueshëm organizoi punëtori për ndërgjegjësim ekologjik: “Me hapa të vegjël, për ndryshime të mëdha”

Në kuadër të projektit EkoRinia – “Iniciativa për një komunitet të qëndrueshëm”, u realizua një punëtori edukative me fokus rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik tek fëmijët dhe të rriturit, duke i inkurajuar ata të ndërmarrin veprime të vogla, por me ndikim të madh për mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e komunitetit.

Punëtoria synoi të theksojë rëndësinë e:
♻️ kujdesit ndaj mjedisit jetësor
🌿 përgjegjësisë individuale dhe kolektive
👧🧑 përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në nisma ekologjike
🌍 ndryshimeve pozitive që mund të arrihen përmes veprimeve të përditshme

Përmes aktiviteteve interaktive dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit u njohën me sfidat ekologjike lokale, veçanërisht ato me të cilat përballet Tetova dhe rajoni i Pollogut, si ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe degradimi i natyrës. U theksua se ndryshimi fillon nga secili prej nesh, dhe se angazhimi qytetar është thelbësor për një mjedis më të shëndetshëm.

🌱 Projekti EkoRinia ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë si eko-liderë të së ardhmes, duke i pajisur me njohuri, aftësi praktike dhe motivim për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve pozitive në komunitet.

👉 Me hapa të vegjël, por të qëndrueshëm, mund të mbrojmë natyrën dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ky projekt financohet nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapesinor, ndersa implementohet nga Instituti per zhvillim te qëndrueshëm-Tetovë.

Работилница за еколошка свест – Мали чекори, големи промени

Во рамки на проектот ЕкоМлади – “Иницијативи за одржлива заедница“, беше реализирана едукативна работилница со цел поттикнување на еколошката свест кај децата и возрасните, како и мотивирање за преземање мали, но значајни чекори за заштита на природата и подобрување на заедницата.

Работилницата беше насочена кон:
♻️ важноста на заштитата на животната средина
🌿 индивидуалната и колективната одговорност
👧🧑 активното вклучување на децата и младите
🌍 позитивните промени што можат да се постигнат преку секојдневни навики

Преку интерактивни активности и отворени дискусии, учесниците се запознаа со локалните еколошки предизвици, особено оние со кои се соочуваат Тетово и Полошкиот регион, како загадувањето на воздухот, неправилното управување со отпад и уништувањето на природата. Беше истакнато дека промената започнува од секој поединец, а граѓанскиот ангажман е клучен за здрава и одржлива животна средина.

🌱 Проектот ЕкоМлади има за цел да создаде и зајакне генерација на млади еко-лидери, кои преку знаење, практична работа и активизам ќе придонесат кон позитивни еколошки промени во својата заедница.

👉 Со мали, но постојани чекори, заедно можеме да ја заштитиме природата и да изградиме подобра иднина за сите.

Овој проект е финансиран од Министерството за животна средина и просторно планирање, а се имплементира од Институтот за одржлив развој, Тетово.

Read more on: ISD organizoi punëtori për ndërgjegjësim ekologjik – Institute for Sustainable Development